Përrallë me tupan emisioni i cili ofendon dhe bën humor të flliqtë !!
Një gjest vulgar dhe jo të hijshëm ka bërë verzioni "Hajradinaj"
në "Përrallë me tupan".Skenari i përformimit të tij,ofendoj rëndë dhe përmbante
një humor të paarsyeshëm për kryeministrin shqiptar zt.Sali Berisha.
Fjalët të cilat tha aktori gjatë pjesës së tij,sdo tja thoshte kurrë zt.Hajradinaj në të vërtet.
Përrallë me tupan nuk gaboj vetëm këtë herë.Ata shpesh prekin pika të palejueshme për personalitetet tona.
Fituesit e VFM O8
VIDEO SPOTI MË I MIRË
Skillz - Ah Femrat
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MESHKUJVE
Alban Skenderaj - Eklips
VIDEO SPOTI ME STYLING MË TË MIRË
Tuna - Bileta
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST NEW ARTIST
Capital T feat. 2 PO 2 - Shopping
VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
Eliza Hoxha - Hajde Sonte
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
Skillz - Ah Femrat
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN RnB
Elvana Gjata - Mames
VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP FOLK
Genta Ismajli - Sa Ilaqe VIDEO SPOTI ME REGJINË MË TË MIRË
Kaltrina Selimi - Auto Stop
VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP-HOP
Skillz - Ah Femrat
VIDEO SPOTI ME MONTAZHIN MË TË MIRË
Elia Zaharia - 31 October
VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
Flaka Krelani - T'boj me Rock
VIDEO SPOTI ME POSTPRODUKSIONIN MË TË MIRË
Gillespie - E di
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
Elia Zaharia - 31 October
VIDEO SPOTI ME KAMERËN MË TË MIRË
NR - Filma Turqisht
VIDEO SPORTI MË I PROMOVUAR
Tuna - Bileta
Pse Soni Malaj nuk ishte e pranishme dhe e nominuar në natën finale të TOP FEST 5?!!!
Pas thashethemeve që Soni Malaj dhe Flori janë ndarë,vije një skandal tjetër.
Këngëtarja e hitit "Të dua ty" nuk përformoi dhe nuk u nominua në finalen e TOP FEST 5
për arsye se kënga "Knaqsi që u pamë" është këngë e huazuar.
Sado që Malaj ndoshta mundohet ta ngushllojë veten që ishte viktimë e këngës
fituese në Eurosong,ku më sakt kënga Ndarja është huazuar nga përfaqsuesit serb.
Pse nuk u nominua Arta Bajrami në Video Fest?!
Arta Bajramin këto kohët e fundit e njohim si artisten më të sukseshme me albumin e saj të fundit "Chocolata" dhe singlet video nga ky album.Mirëpo si duket organizatorët nuk e shohin kështu,për më tepër flet Arta Bajrami !!!
Siq e that ju e kan thene edhe shum tjer ne emailin tim ka shum te interesuar adhurus te muzikes time jan shum kurreshtar te din pse nuk jam nominuar me se miri at arsye e din organizatori i video festit, un kam qen e bindur se ket vit do te jem e nominuar ne shum kategori pasiqe kam qen e vetmja kengtare me 3 video klipe gjat vitit 2007 dhe tri video klipe ne zhandrre te ndryshme. Un nuk jam interesuar qe te bej telefonata pa nderprer qe ta di a jam musafire ne at festival ose a do te marr qmim ,se kam at princip qe ta lus diken sepse un punoj dhe mendoj se puna ime vet flet, pastaj me albumin e fundit ose me mir te themi me sukseset e mija te fundit kam fituar shum adhurus perveq atyre qe i kam pasur po njikohsisht kam fituar ndoshta edhe armiq dhe pikerisht duhet te jet aty ndonje qe ndikon te organizatori ose te juria pasiqe me kan inat me gjelozojn shkurt e shqip tjeter arsye nuk di cila do te mund te ishte pasiqe dihet puna ime ket e ka vertetu me se miri publiku im, por sidoqoft mua nuk me duket i rendesishem ky festival pasiqe eshte privat nuk e mbikqyr asnje institucion, festival i vertet ishte ai ku morra pjes te netet e klipit shqiptar ne Tiran qe e organizon shteti dhe ministria e kultures. Ajo qe eshte me kryesore eshte qe jam duke punuar vazhdimisht e nuk mbetem te vlersohem nga nji festival privat qe per mua sqon kurfar peshe dhe dihet se ka dallavere ashiqare, konkret eshte rasti im....ju pershendes me respekt Arta
VIDEO FEST NOMINIMET PER NDARJEN E CMIMEVE 2008
KËTË VIT KRYESOJNË !!
KALTRINA SELIMI-5 NOMINIME
ELVANA GJATA-6 NOMINIME
SKILLZ--6 NOMINIME
Video Spoti më i mirë
1. Skillz - Ah Femrat
2. Elvana Gjata - Mames
3. Kaltrina Selimi - Auto Stop
4. Elia Zaharia - 31 October
Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Meshkujve
1. Alban Skenderaj - Eklips
2. Berkani - Maratonë
3. Shpat Kasapi - S'e pranon
4. Adrian Gaxha - Më Mungon
Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Femrave
1. Kaltrina Selimi - Auto Stop
2. Eliza Hoxha - Hajde Sonte
3. Elia Zaharia - 31 October
4. Elvana Gjata - Mames
Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve
1. Skillz - Ah Femrat
2. Etno Engjujt feat. Lyrical Son, Kaos & Besnik Qaka - All Night
3. Gillespie - E di
4. NRG Band feat. Orinda Huta - As Fejesa, as martesa
Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist
1. Capital T feat. 2 PO 2 - Shopping
2. Genti - Buzet e nje engjulli
3. Xhuli - Mesnatë
4. F Kay - Sonte kemi Party
Video Spoti më i mirë i zhanrit i Pop Folk
1. Genta Ismajli - Sa Ilaqë
2. Ermal Fejzullahu - E shkuar e haruar
3. Mihrije Braha - Turbulenca
4. Zanfina Ismajli - Nga 1 tek 10
Video Spoti mëi mirë i zhanrit POP
1. Eliza Hoxha - Hajde Sonte
2. Nora Istrefi - Mos me le
3. Rona - Shko pastro pas saj
4. Tuna - Bileta
Video Spoti më i mirë i zhanrit Rap Hip-Hop
1. Capital T feat. 2 PO 2 - Shopping
2. Skillz - Ah Femrat
3. NR - Filma Turqisht
4. Etno Engjujt feat. Lyrical Son, Kaos & Besnik Qaka - All Night
Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock
1. Alban Skenderaj - Eklips
2. Gillespie - E di
3. Poqi BB Armadillo - Më mungon
4. Flaka Krelani - T'boj me Rock
V Video Spoti më i mirë në konkurrëncën RnB
1. Elvana Gjata - Mames
2. Blero & Leonora Poloska - Crazy
3. Vesa Luma feat. Genc Prelvukaj - Ex Relax
Video Spoti me Regjinë më të mirë
1. Alban Skenderaj - Eklips
2. Kaltrina Selimi - Auto Stop
3. Skillz - Ah Femrat
4. Elvana Gjata - Mames
Video Spoti me Montazhin më të mirë
1. Skillz - Ah Femrat
2. Eliza Zaharia - 31 October
3. Zanfina Ismajli - Nga 1 tek 10
4. Elvana Gjata - Mames
Video Spoti me Postproduksionin më të mirë
1. Etno Engjujt feat. Lyrical Son, Kaos & Besnik Qaka - All Night
2. Elvana Gjata - Mames
3. Gillespie - E di
4. Skillz - Ah Femrat
Video Spoti më kamerën më të mirë
1. NR - Filma Turqisht
2. Bleona Qereti & Genci & Hekurani - Mandarine
3. Kaltrina Selimi - Auto Stop
4. Pirro Cako - Engjell apo djallë
Video Spoti me Styling më të mirë
1. Berkani - Maratonë
2. Tuna - Bileta
3. Kaltrina Selimi - Auto Stop
Video Fest 2008 pregaditet
Ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore "VIDEO FEST" do të mbahet edhe këtë vit për të gjashtën herë me radhë.Pregaditjet kanë filluar shumë kohë më parë,Show do të mbahet me 28 prill 2008 mirëpo ende nuk është e ditur se a do të bëhet kjo ndarje çmimesh në Teatrin Kombëtar apo në ndonjë vend tjetër.Pretendentët për këtë vit janë Adelina Ismajli dhe Genta Ismajli pra duke u bazuar në hitet e fundit dhe preferencat e publikut.Më poshtë do të gjeni fituesit e viteve të kaluara.
2007-Vesa Luma-Jemi dhe Sjemi
2006-Armend Rexhepagiqi-Shkel
2005-Ritmi i Rrugës-Përjetësisht
2004-Cute Babulja-Kolateralisht
2003-Gili&Ardit Stafaj-Ditët e fundit
Adelina Ismajli,e dërguara e Zotit
Është dashur të shkruajmë edhe më herët,por me rikthimin e saj po rikthehemi edhe ne.
E madhja dhe legjenda e muzikës,famës dhe artit shqiptar Adelina Ismajlit.
Pas një pushimi të gjatë,ajo së pari u paraqit në LDK fushata zgjedhore,më pastaj festimin e Vitit të Ri,pastaj në Ditën e Madhe të Pavarsisë së Kosovës ku aty u prit jashtëzakonisht mire si dhe në koncertin solemn me rastin e pritjes së kthimit të Ramush Hajradinaj.Me datën 7 mars këngëtarja Ismajli,për herë të parë pas 15 muajsh ju ritkhye përsëri skenës,e pikërisht në emisionin “Përrallë me Tupan” në KTV.Fotot që I shihni janë nga ky emision.Adelina njëkohësisht promovoi një videoklip të titulluar “Trimit tim” këngë kjo kushtuar dashurisë së saj të humbur tragjekisht në mënyrë kriminale.Adelina ishte mjaft e hapur brenda këtij emisioni,gjatë tërë javës njerzit e pritën,donin ta shihnin përsëri se a fliste njejtë.Me disa humore të vogla në fillim,Adelina edhe një herë dëshmoj se mbetet e pamposhtur dhe siç u shpreh ajo “Jam kthyer përinat Hasmave”,por duke mos i lënë anash edhe adhuruesit e saj të shumtë.Ismajli njëkohësisht u shpreh edhe për rastin e vdekjes së Triumf Rizës,mënyrën se si e ka përballuar ajo humbjen e tij,përkhrahjen e madhe nga njerëzit por edhe të familjes.Gjithashtu edhe një here publikisht kritikoi gazetën “Korrieri” në Shqipëri që sipas saj ajo gazetë nuk mund të quhet “gazetë”.
Patëm rastin të dëgjojmë Adelinën të këndojë Live,si zakonisht zë bilbili në gjuhën anglez,turk dhe arab,ku këto ishin kërkesa të Valonit,nikoqirit në këtë Show.Njëkohësisht po këtë natë ajo ishte mysafire edhe në TOP RTK SHOW ku ishte një emision mjaft origjinal dhe kreativ ku këtë e bënte Adelina sepse zakonisht ky emision është shumë palidhje duke u bazuar në dy moderatoret e tij.Adelina nën përcjelljen e Machiato Band këndoj live këngën e Madonës "Like a Prayer".
E përshëndesim Adelinën dhe i urojmë një rikthim të mbarë.
Desh harruam të cekim diçka.Shumë interesante,edhe Leonora Jakupi menjëherë pas Adelinës me videoklip të ri.Si e komenti ju këtë?Na shkruani,mendimet më të mira do të publikohen.
Bleona Qereti jashtë mode!
Kohëve të fundit këngëtarja Bleona Qereti më në fund pas editimit të albumit Mandarinë,stili i saj ka marrë një kahje edhe më të keqe sesa që e kishte pasur.Kombinimet dhe gjërat e veshura nga ajo janë aq shumë jashtë mode saqë nuk i ka hije një këngëtareje.Te Bleona kemi vërejtur që ka ngjajshmëri skenike mes dy videoklipeve "Hallall e ke" dhe "Qejfin gruas mos ja prish",ku përveq skenës ndriquese ajo gjithashtu është veshur njejt si në klipin e Hallall e ke.Ja sa i respekton ajo adhuruesit e saj.Kujdes Bleona.
Tuna në Skopje Fest 2008
RNB Princesha Tuna Sejdiu edhe pse ishte shum pasive në programet festive të Vitit të Ri,si duket kjo mungesë është mjaft e arsyeshme.Këto ditë është bërë e ditur pjesmarrja e saj në "Skopje Fest 2008" ku këngëtarët këndojnë dhe konkurojnë për pjesëmarrje në Eurosong 2008 që do të mbahet në maj.Kënga me të cilën merr pjesë Tuna titullohet Prašuvam bez glas në anglisht do të thotë I am asking voiceless kurse në shqip Unë po pyes pa zë.Kënga është e kompozuar nga vet Tuna dhe si duket ky do të jetë një sukses tjetër në karrierën e saj.Tuna nuk do të jetë shqiptarja e vetme pjesëmarrse në këtë festival,edhe Adrian Gaxha do të paraqitet për herë të dytë me një duet i cili pritet të jetë shumë i sukseshëm.
Afërdita Lamborghini
Nëse po mendoni që do të japim një info në lidhje me Shpat Kasapin, gaboheni.Edhe pse Shpat Kasapi është shumë i famshëm,suksesi i tij nuk krahasohet me Afërdita Dreshaj.Bukuroshja shqiptare tashmë do të dalë në Billboard nëpër Hollywood dhe Los Angelos duke reklamuar markën automobilistike "Lamborghini".Në intervistën me Ariana Cenën kemi cekur se ajo është e vetmja vajzë shqiptare e cila ka dalur në Billboard nëpër Gjermani,e tashmë një të tillë e kemi edhe në Amerikë,dhe hiq më lar se shumë sexy femra të Hollywoodit kanë pasur rastin të reklamojnë këtë markë.
Greta de Christina Aguilera
Kësaj radhe po e bëjmë një analizë në lidhje me Greta Kocin.Kënga e saj tashmë hit "falmë nënë" është duke u dëgjuar me një emocion të veqantë për dallim nga këngët e tjera të saj.Mirëpo si duket historia ose karakteri i kësaj kënge është i ngjashëm me atë "Oh mother" nga Christina Aguilera.Edhe pse kjo gjë nuk është dicka shumë e madhe,duket shumë interesante pse shumica e këngëtarëve po inspirohen nga diçka që ka bërë dikush më parë.Kujdes.
Elvana Gjata duet me Ermal Fejzullahun
Ditë më parë në një të përditshme kosovare Ermal Fejzullahu përveq arsyeve se pse nuk ishte i pranishëm në televizionet kosovare për programet festive,ai ka treguar që është në bisedime për një duet me këngëtaren Elvana Gjata nga Shqipëria.Fejzullahu i cili herën e fundit bombardoi top listat dhe sondazhin tonë me këngën "E shkuar e harruar",ku këtë këngë e ka punuar menaxheri i Elvanës njëherit i njohur si këngëtari Flori.Nuk dihet se a do të jetë kënga e punuar nga Flori apo ndonjë kompozitor tjetër,por së shpejti pritet që ky bashkëpunim të prezantohet në media.Elvana Gjata njihet për bashkëpunimet e saj me Tingullin e 3nt,Nrg All Stars etj,si dhe për sukseset e saja në festivalet në Shqipëri.Këtë vit pritet që Elvana Gjata të marrë pjesë në edicionin jubilar TOP FEST 5 në Top Channel,e ndoshta kënga përfaqësuese do të jetë dueti i lartëpërmendur.
Genta Ismajli u prit në aeroport
Të dielën me 20 janar 2008 në emisionin pejan "Hajt me tmira" e ftuar pos Hana Cakulit ishte edhe Genta Ismajli e cila sapo është kthyer nga Amerika.Përveq që Genta realizoi atje 4 këngë në gjuhën angleze,përveq që u mahnit nga California dhe Las Vegas,ajo kur mbërriti në Amerik u mirëprit nga babi i saj me një tufë lulesh dhe nga televizioni i njohur amerikan "Voice of America" apo "Zëri i Amerikës",normal programacioni në shqip.Genta u ndje shumë e lumtur për këtë moment edhe pse ishte e lodhur nga një udhëtim ajror dhjetra orësh.
RIKTHEHET ADELINA ISMAJLI
Dikush do ta quante jo njerzore,por ende pa u bërë 4 muaj nga vdekja e të dashurit të saj,Adelina Ismajli doli në skenën triumfuese të LDK-së.Kurse me 1 janar 2008 ajo përformoj në diskotekën Dea në Prishtinë.Ose për arsye financiare ose për nostalgji ndaj publikut,ajo si gjithmonë energjike dhe ekstravagante eksplodoj edhe një herë para publikut shqiptar.E veshur me pantollona të zeza,me një gjysmë bluze shumë të vogël të zezë dhe një bolero të zezë dhe flokë kaqurela,përfundimisht e paplakur,Adelina Ismajli edhe një herë dëshmoj që nuk u dorëzua.Mirëpo në një aspekt tjetër,njerëzit pyesin"ku mbeti dhimbja për Triumfin" dhe "Zia" e saj në zemër.
Mirëpo në një farë mënyre Ismajli bëri mirë që u rikthye,sepse sado që një pakicë e njerzve mundohen ta largojnë nga skena,përkundrazi e tërheqin në skenë edhe më shumë.
Nora Istrefi dhe Xheraldina kreatorja,hajneshat e modës
Redaksia jonë duke klikuar nëpër internet ka hasur në aktoren Hilary Swank në disa foto të saj duke defiluar nëpër tepihun e kuq në një ceremoni cmimesh.Fustani i saj i po kësaj nate është plotësisht i ngjashëm me atë të Nora Istrefit që e kishte veshur në Video Fest 07.Istrefi e cila këtë fustan e kishte të dizajnuar nga dizajneria mjaft e famshme Xheraldina e cila shpesh herë kritikon këngëtaret për veshjen e tyre kudo dhe kurdo.Do të mundohemi të kontaktojmë me Nora Istrefin por edhe me kreatoren e fustanit të kopjuar,dhe mendoj se po të dyja kanë ndonjë arsye të fortë për të na dhënë,e sidomos Xheraldina e cila e sheh veten si kreatorja nr 1 në Kosovë.
Kush ishte i mirë e kush ishte i keq gjatë programeve festive të 2008
-RTK-
Këtë vit programin e natës 31 dhjetor 2007,më të gjallin dhe më festivin e kishte Radio televiozini i Kosovës,sepse aty u këndua Live.
Vlen të përmendet Eliza Hoxha kurse sa i përket përformancës katastrofale në këtë natë veqohet Genta Ismajli e cila këndoi këngën e Rihannës shumë dobët dhe në mënyrë shumë eksperimentale që nuk i ngjante këngës Unfaithfull,krahas kësaj Genta hyn në grupin e yjeve më të bukura gjatë gjithë këtij programi festiv në RTK.
Me 1 janar në ora 21:00 u transmetua Rtk party,emisioni i cili në vitin 2006 pati shumë sukses,këtë vit nuk u përmend shumë si dhe të ftuarit ishin të paktë.Në këtë party vlen të veqohen Zanfina Ismajli për ekstravagancën e saj por edhe Big Mama për krijimin e një atmosfere festive.Kurse vmë e bukura në këtë emision ishte Bubulina Krasniqi e cila duket se është këngëtare që e di se cka është moda.
MiniShow ishte një program i shkëlqyer,aty ishin mbledhur të gjitha yjet e kinematografisë kosovare,të cilët kënduan hite të njohura botërore të viteve 50,60 dhe 70.Ky program u dallua edhe për udhëheqjen e ngrohtë të Edona Kasapollit e cila cilësohet si njëra ndër SHow Girl më të ëmbla në Kosovë.
-RTV 21-
Po të mos ishte "Ajkë e Mjaltë" Rtv 21 do të mbetej tërësisht i pashiquar këtë festë.Programi qëndror festiv ishte katasftrofë dhe demode.Aty kënduan më shumë të panjohur sesa të njohur.Për paraqitje të mirë artistike veqohet kënga e Genta Ismajlit,por jo edhe veshja e saj,ishte krejt ndryshe se në Rtk,si duket atë veshje e ka dizajnuar Kujta dhe Meri ose tezja e saj(menaxherja e saj).Zanfina u paraqit me një këngë shumë të vjetër të saj,mirëpo si duket e ka kursyer këngën e re që ta promovojë me ndonjë videoklip.
Ajkë e Mjaltë ishte programi më i mirë në Rtv 21,atë nuk e bëri të mirë udhëheqja e Labit ose më mirë të themi "katastrofa Labinot Gashi",por të vezullonte këtë emision e bënë vet këngëtarët që ishin të ftuar dhe gjërat që bënin ata aty.Në "Ajk e Mjalt" vlen të veqohen Teuta Kurti për stil shumë "in" dhe Bubila Krasniqi për një elegancë dhe grim të vecantë.Jashtë mode në "Ajk e Mjaltë" padyshim emri më i përmendur jashtë mode Mihrije Braha e ndjekur pas nga Leonora Jakupi e cila edhe pse fustanin e kishte fantastik,ai nuk i shkonte aspak me mjetet përcjellëse.
-KTV-
Në krahasim me vitet e kaluara Ktv ishte më e gjallë dhe më e nxehtë.Vlen të përmendet Nora Istrefi me Show'n e saj dhe me një rang veshjesh mjaft "in" të cilat i reklamonte gjatë përformimeve.Për kah vlerat vokale mund të veqohen edhe këtë vit Vesa Luma,Teuta Kurti,Eliza Hoxha,Tuna etj.Sa i përket këngëtares Tuna,ajo pëveq Ktv në Tuna Show,diku tjetër nuk u paraqit,dhe nuk solli ndonjë këngë të re për adhuruesit e saj.
Genta Ismajli vs.Monika Salihu
Pas një pauze të shkurt po rikthehemi përsëri për t'ju sjellur informatat më të nxehta për VIP shqiptar.Këtë vit pati shum programe të mira festive por edhe disa ishin katastrof si psh.RTK PARTY.
Në emisionin më të shikuar këtë festë atë "Ajk e Mjalt" ende po përfolen momentet e emitimit,sidomos dyshja Ismajli-Salihu.Genta Ismajli e cila nisi e para emitimin ekstravagant i cili patjetër që do të duhej të ishte cenzuruar,kurse pak minuta më vonë në mënyrë edhe më të trentë ia ktheu Monika Salihu e njohur me nofkën "Cika e Bokserit".Këngëtarja e hitit "Tip Narcizoid" përderisa emitonte Gentën,ajo injoronte atë cka bënte Monika,duke u mrolur dhe duke e shpërfillur si dicka jo të mirë.Në fund të kësaj pjese po të dyja vallzuan së bashku në një stil shum ekstravagant dhe alla "lezbikesh".
Në artikullin e mësipërm mund të lexoni krejt cka ndodhi,kush ishte mirë e kush ishte keq këtë vit në programet festive,gjithashtu tek votime mund të votoni për më të mirin në këtë aspekt.
Afërdita Dreshaj,emër i dëgjuar kohëve të fundit!!!
Modelja Afërdita Dreshaj është emër shumë i përfolur kohve të fundit në mediat e shkruara në Kosovë.Ende qëndron një pikpyetje se a është po kjo vajzë e dashura e Shpat Kasapit.Shumë gazeta dhe revista kanë pyetur që të dy,miëpo asnjëri nuk ka dhënë ndonjë konfirmim të saktë.
Afërdita,emri i së cilës ka një domethënie me vet hobin e saj,është një modele mjaft e këkruar por gjithashtu edhe mjaft e klikuar në internet,si rezultat i shkrimeve në lidhje me rastin e mësipërm.
Për më shumë foto të saj vizitoni www.galeriashqiptare.net
Adelina ismajli dhe rikthimi i saj në skenë
Adelina Ismajli e cila kohve të fundit famën e saj e mban në bazë të jetës private e jo asaj artistike,është duke jetuar më shumë e mbyllur dhe e ndihmuar nga motrat e saj dhe nëna.
Thashethëmet për të nuk kanë të ndalur,ajo është me plotkuptimin e fjalës "emri më i përmendur".Ismajli gjatë fushatës zgjedhore theu zinë e saj artistike dhe doli të përformonte në Gjilan në skenën e partisë LDK,për nder të ish presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugova.
Mbetet të shohim se a do të dal adelina të këndojë këtë fundvit apo gjatë vitit 2008,por dijeni mirë që ajo po rikthehet.
19.12.2007
Genta drejt suksesit
Genta Ismajli kohëve të fundit ka prodhuar një numër këngësh në gjuhën angleze.Këto këngë të cilat po qarkullojnë në internet janë duke u bërë hite si dhe thuhet që janë pranuar në radio ndërkombëtare.
For a moment,remember me,choose janë disa prej këngëve që kohëve të fundit kemi pasur rastin ti dëgjojmë nga Genta Ismajli.
Këtë vit Genta Ismajli do të paraqitet në programet festive me një këngë të re në gjuhën shqipe dhe ajo këngë me siguri do të jet hit si çdo këngë tjetër e saj,por me shpresë që sdo të skandalizohet si vitin e kaluar nga Top Rtk.
19.12.2007
Agnesa Vuthaj vs Besa Gashi
Agnesa Vuthaj Miss Kosova 2003 dhe Besa Gashi Miss Kosova 2006 nuk po flasin më.Besa Gashi nuk e ka dorëzuar kurorën në spektaklin Miss Kosova 2007 të organizuar nga Agnesa Association,agjencioni i modës i cili organizoi edhe vet Miss Kosova 2006 kur Gashi mori po këtë titull.Sipas Besa Gashit ky spektakël këtë vit si edhe
dy spektaklet e tjera po me të njejtin emër janë pa liçencë,kështu që asaj i është dukur e paarsyeshme që t'ia jepte kurorës një vajze e cila fiton këtë titull por edhe 2 të tjera njëkohësisht nga organizatorë të tjerë.Miss Kosova 2007 këtë vit është organizuar në tri qytete:-Pejë,Prizren dhe Prishtinë ndërkaq sipas shumicës
dhe sipas Agnesa Vuthaj,spektakli i organizuar në kryeqytet është kryesori dhe me liqencë.
Një duel është zhvilluar në emisionin "Hajt me tmira" në TVD me datë 16.12.2007,kur ishin të ftuara të dyja bukuroshet,por me hapsira të ndara.Agnesa tha që Besa Gashi ishte e painteresuar që në fillim në lidhje me shoqërimin dhe menaxhimin e Agnesës.Mirëpo Gashi nuk tha diçka në lidhje me këtë përveq çështjes së spektaklit të bukurisë,si dhe deklaroi fitoren e saj në Parlamentin komunal si deputete.
Ndërsa Agnesa Vuthaj shtoj se me Miss Kosovën 2007 Yllka Berishën do të përfaqsohet Kosova në shumë evenimente botërore,kurse Besa Gashi e cila nuk i kishte pranuar këto ftesa tha që është e paarsyeshme të fitojë një jobanore e Kosovës titullin që e meriton një banore e Kosovës.
17.12.2007
Nora Istrefi mysafire në koncertin e 50 cent
Super hip-hop këngëtari amerikan 50 cent sonte do të mbajë koncertin e tij në promovimin e albumit "Curtis" njëherit kompania Ipko promovon rrjetin e ri telefonik.Mysafirja e 50 cent do të jetë Nora Istrefi.
Ky duhet të jetë një sukses për të por njëkohsisht edhe dështim ngase shikuesit do të jenë nervoz sepse më shumë e kanë pritur këngëtarin e cekur më lartë sesa Nora Istrefin.
Më mirë të themi se Nora do të jetë plotsim i kohës së zbrazët gjatë këtij koncerti ose edhe i ndonjë pushimi të tij.
17.12.2007
Olta Boka ikona shqiptare përfaqsuese në Eurosong 2008
Vendi i parë në festivalin e RTSH's të qon direkt në pjesmarrje përfaqësuese në EuroSong.Këtë vit për herë të pestë Shqipëria do të paraqitet me krijuesin Adrian Hila,ndërkaq krijimin e tij do
ta egzekutojë artistja e re Olta Boka.Kënga "Zemrat i lamë peng" edhe pse jo më shumë e pëlqyer se "Jeta kërkon dashuri",zëri dhe përfaqsimi i saj
do të mbetet padyshim i sukseshëm.
17.12.2007
Blero tërhiqet nga festivali i TVSH-së!!!...?
Këngëtari i mirënjohur Blero parashikohej të fitonte në festivalin që të dërgon në Eurosong,mirëpo organizatorët në krye me Edmond Zhulalin i propozuan Bleros që tju paguajë në mënyrë që ai të fitonte.Zhulali e ka mohuar këtë akuzë prandaj dhe u shpreh që është i gatshëm që këtë qështje të shqyrtojë edhe në gjyq.
15.12.2007