Vdekja e Jugosllavisë,urime pavarsia

Etno engjujt janë grup i kërkuar shumë në estradën mbarshqiptare ? Në çka mbështetet fama dhe suksesi juaj kaq i madh ?
Jo vetem tani por gjithmone suksesin kemi tentuar ta ndertojme ne baze
te punes.As nuk mund te paragjykohet qe kemi perdorur metoda tjera per
te qene ku jemi sot.
Albumi juaj i parë "Dua të jetoj më mirë" simbolizon hip hopin e parë
kosovar më saktësisht edhe Kosovën e pasluftës,a ishte i vështirë
realizimi i këtij albumi ?
Ne njeren ane ishte i veshtire por nese shikojme nga nje kend tjeter
ishte edhe me i lehte se sa albumet qe pasuan.I veshtire sepse kishim
probleme te medha ekonomike pervec kesaj edhe koha kur u realizuan kenget
(prej 1997-1999) ishte kohe e veshtire si ne aspektin politik dhe
social ndersa me i lehte mund te them se ka qene per shkak se nuk e kishim
stresin e zhgenjimit te publikut dhe ceshtje tjera komerciale pasi qe
ishte vetem fillimi .
A mendoni që suksesi i disa kolegëve tuaj është realizuar në krah të
Etno Engjujve,psh Arta Bajrami ?

Asnje njeri nuk mund te ndertohet totalisht ne krah te dikujt tjeter pa
pasur aftesi per profesionin qe flitet.Ne kemi punuar bashke kemi pasur
bashkepunime te shumta qe normal ka ndikuar pozitivisht edhe ne
popullaritetin tone por edhe ne ate te Artes.Mendoj se ishte nje
perfitim reciprok.

Shtëpia muzikore "Gramafon" punon tashmë edhe për artistë të tjerë.Për
kënd jeni duke punuar momentalisht?

Momentalisht jemi shperndare ne shume projekte.Edhe pse nuk e kemi
pasur zakon ti bejme publike informacionet me heret megjithate zbuloj se
jane Lyrical Son,Dafina Zeqiri, Machiato Band dhe Mirsa Kerceli qe
sivjet kthehen me albume ndersa kenge te vetme ( single ) ka shume qe do
te editohen veres .
Videoklipet tuaja gjithmonë janë ekstravagante dhe provokative,a do të
ishte në favor apo disfavor tuajin cenzurimi i tyre,kur duke e ditur që
cenzura në Kosovë ju intereson më shumë njerëzve?

Ne ne shume raste kemi qene te cenzuruar dhe kjo ka pasur reflektim te
dyfishte.Per shembull efekt pozitiv ka pasur ne Kosove dhe eventualisht
Shqiperi per shkak te asaj qe cka ndalohet eshte me interesante por ne
anen tjeter ka ndikuar keq ne diaspore per shkak te pamundesise se tyre te
vijne deri tek materiali.
6.A do të luanit në një film pornografik nëse do të ishte në pyetje "Etno
Engjujt"?

Mvaret kend do ta kisha partnere.....;).Definitivisht jo sepse
natyra me eshte tjeter nga vepra qe ju e permendni.Me pare do ti ipja
fund karrieres .
Revistat një kohë shkruanin shumë për jetën tuaj private me ish gruan
tënde,dhe ne nuk do tët pyesim duke e ditur që ajo histori ju takon
juve,vetëm se a është e vështirë të jesh baba dhe këngëtar dhe puntor
shumë i angazhuar?

 Cdo gje e ka vendin e vet.Neqoftese bazoheni tek informacionet e
sajuara atehere mund te arrihet deri te cdo lloj konkludimi.E verteta
eshte se puna nuk ka ndikuar tek une ne aspektin privat asnjehere.

Ishe pjesë e single-it të Bleona Qeretit "Mandarinë" pastaj "Ex relax"
dhe së shpejti pjesë e... ?

Lyrical Son,Dafina Zeqiri,Machiato Band,ndoshta edhe te tjere.
Jeni shumë pasiv në festivale,pse ?
Jemi me te rendesishem se festivalet ;).Nuk shoh ndonje arsye per te
marre pjese .
Adelina Ismajli apo Leonora Jakupi? (pyetje gati në cdo intervistë)

Per shkak te punes qe e bej dhe pergjegjesise qe e mbaj ne lidhje me
Gramafon Entertainment(duke qene se G.E. eshte ne sherbim te te gjitheve)
atehere demtoj interesat profesionale nese bej diferencim.
Si qëndrojnë mardhëniet tuaja me Baba records ?

Jo vetem me ta por me shume e shume te tjere kemi raporte shume korrekte.
Nje gje eshte e sigurte:
"kemi rrespekt per te gjithe por ne merremi me veten"
Dicka në fund për adhuruesit tuaj dhe lexuesit e albwood.
Ju uroj suksese ne pune dhe po e permbylli me:
Death of Yougoslavia- Mision complete
We start it we end it
Happy independence people


 

shkurt 2008



 


Ariana Cena,vajza e parë shqiptare me Billboard në Gjermani...!

1.Ariana,pas një kohe me aktivitete tuaja mjaft të sukseshme nga shumë fusha artistike,cka do të veqoje ti?
Nuk eshte leht te veqoja njeren, sepse kam deshir te provoj fusha te ndryshme te artit. Secila me duket mjaft interesante. Megjithate, si femi kam kenduar dhe vallzuar me gjithe deshir. Dmth pasioni im i vertet eshte muzika. Modelizmi ja filloj papritmas. Duke i par mandej sukseset ne modelizem/manekenizem vazhdova te punoj gjithashtu edhe ne ket fushe.
2.Nuk jetoni në Kosovë,por shumica angazhimeve tuaja i takojnë po këtij vendi,mirëpo me cka merresh aty ku jeton,pra në Gjermani?
Nuk kisha then se shumica e angazhimeve te mia i takojn Kosoves… Ne Kosovë deri me tani jam marr vetem me muzik. Ne vitin 2005 e inqizova nje keng me reperin te njohur kosovar Hallin (Besnik Belegu, ish-WNC) dhe gjithashtu u gjirua spoti per ket keng. Vitin e kaluar e inqizova nje keng tjeter ne Shkup. Spektakli Miss Kosova ka qen e vetmja gje ne fushen e modelizmit atje. Kurse ne Gjermani kam shume me shume angazhime, te cilat nuk krahasohen momentalisht me ato te Kosoves. Ketu jam studente ne fakulltetin e menaxhmentit, dhe sa te kem kohe te lir punoj si modele. Nuk ndodh shpesh qe kam kohe per shoqeri, apo gjera tjera private… Ne vitin 2002 ja filluan hapat e par ne fushen e modelizmit me nje thirrje te papritur nga nje fotograf, i cili me ftoj te bej foto per firmen e njohur C&A. Fotot e mia u shperndan ne secilin shtet te evropes ne dyqanet te C&A’s. Keshtu ja fillova rruges te modelizmit. Me pas bashkpunova me fotograf te ndryshme ne Germani dhe punova per shume firma tjera si psh. Puma, Nike, Nestle, Skechers, Ramazzotti, etj.Mandej u paraqita ne "LG Model Contest 2005" (firma elektronike LG). Ketu ishin paraqitur mbi 800 vajza…e fitova qmimin e 2-t. Ne fillim te vitit 2006 me ftuan ne nje audicion te madhe (mbi 1800 pjesmarse nga gjith Gjermania) te firmes BASE, e cila eshte nje kompani shume e njohur telefonike.Ketu une fitova dhe e nenshkruva nje kontrat me ta per te rekllamu ket firm. Tani ne gjith Gjermanin jan pllakatat (billborde) e mia te mdha por gjithashtu jam edhe ne rekllama te TVs ne secilin program gjermane.
Isha edhe konkurente ne "Miss Diaspora 2006" ne Frankfurt, te cilen e organizoj Odesa Nuiqi. Ketu u zgjodha nder 5 misat me te mira.
Ne emisionin te mirenjohur "TV TOTAL" me humoristin Stefan Raab ne programin Pro Sieben jam shpesh prezente. Kurse qe nje vit jam vazhdimisht duke ber gjirime per emisionin te sukseshme “Deal or no Deal”, i cili transmetohet gjdo te shtunde ne programin Sat.1. Do te thot, se sukseset e mia ne Kosov sjan per te krahasuar me ato ne diaspor.

3.Ke marrur pjesë edhe në Top Fest 4 si këngëtare dhe je pritur shumë mirë nga publiku,gjithashtu ke kënduar në disa mbrëmje rinore,kur do ti rikthehesh karrierës muzikore pas kësaj pauze?
Per momentin jam shume e angazhuar me fakulltet. Por muziken sdo ta le asnjeher... Nuk eshte leht te arrij suksese me muzik ne Kosov, sepse nuk me del koha gjat pushimeve per qellimet e mia. Eshte pak problem kur jeton jasht dhe nuk njeh shume njerez ne Kosov... Mirepo, ne ket aspekt jam shume optimiste dhe besoj se mund ti rikthena shpejt muzikes.
4.Si mund ta definoni fashion-stilin kryesor të Arianës?
Ta definoi stilin tim nuk eshte leht, sepse kam deshir gjithnje te ndryshoi. Nganjeher e preferoi te jem e thjesht / sportive, nganjeher elegante dhe shpesh ekstravagante. E kam stilin tim personal… Me rendesi eshte mos ta kopjosh askend, ta kesh stilin tend. Keshtu arrin te jesh e veqant dhe te dallohesh nga te tjeret.
5.Në revynë e cilit kreator ke plan dhe dëshir të sfilosh?
Natyrisht gjdo modele ka deshir te sfiloi per kreatort me te mdhej te botes. Nuk kam deshir te flas per plane, te cilat akoma nuk jan te sigurta. Mundona te jem realiste… Keshtu qe ateher kur do ta arrij qellimin apo kur me realizohet plani, do tju lajmroi me se pari juve, haha.
6.Ke qenë pjesë e videoklipit të Big Mamës "Video Sexy",a do jesh përsëri figurante te ndonjë këngëtar apo te Big Mama keni marrur pjesë për arsye personale?
Jo, nuk me duket aspak e arsyeshme te jem figurante ne videoklipe te kengetarve te tjer, per arsyn se une vet merrem me muzik. Kosova ka shume vajza te bukura per ket pune. Bigin e kam shoqe shume te mire. Me karakterin e saj me ka hyr shpejt ne zemer, e qmoi shume…Ne piken e par sikur Besjana,ashtu si eshte ne jeten e private,ne piken e dyt si Big Mama ne sken. Gjithashtu me ka ndihmuar shume qka i perket muzikes. Kengen „Ku je ti“ me te cilen u paraqita ne Top Fest e kam inqizuar te producenti i saj OCKO, i cili eshte i mrekullushem. Dmth kan qen arsye private per pjesmarrjen time ne videoklipiin e saj.
7.Ke qenë pjesë e "Miss Kosova 2006",dhe një masë e madhe e publikut kanë qenë për ty.A ke bashkëpunuar me "Agnesa Vuthaj Association" pas konkurimit në "Miss Kosova"?
Jo, nuk kam punuar, sepse disa dit pas konkurimit une u ktheva per Gjermani. Dhe deri me tani nuk ka leju koha te bashkepunojm.
8.Kush sipas jush është më ambicioze dhe e drejtë,Agnesa Vuthaj(Miss Kosova 2003) apo Besa Gashi(Miss Kosova 2006)?
Te dyjat i njoh personalisht dhe me te dyjat kaloj shume mire kur shifemi. Si Agnesa po ashtu edhe Besa kan karakter te fort, per ket gje me te dyjat i kam marrdheniet te mira dhe i qmoj shume. Nuk mundem ta veqoj njeren, sepse te dyjat jan te persosura. Asnjeres nuk i mungon ambicia apo drejtesia. 
9.Adelina Ismajli apo Leonora Jakupi?
Nuk i gjykoj njerzt te cilet nuk i njoh personalisht, por vetem si “figur”. Aq me pak i ndigjoi fjalet qe fliten… sidomos ne Kosove. Sipas mendimit tim, keto nuk krahasohen dot, se e vetmja gje qe e kan te perbashkt eshte profesioni, pra muzika.
10.Ku do ta shohim Ariana Cenën së shpejti?
Si thash edhe me par mund te me shikoni,ne Sat.1 dhe Pro Sieben. Gjithashtu besoj, se do te realizohet nje projekt i madh shqiptar ku do te jem antare…le te mbet njeher sekret. Perndryshe jam teper ambicioze, i percjelli dhe luftoi per qellimet e mia dhe nuk mund te me ndal askush perveq Zotit, keshtu qe do te ndigjoni prap per mua ;)
11.Ju falenderojmë që ndatë kohën për Albwood,suksese sepse me të vërtet jeni në rrugë të drejt.
Jo,mua me duhet t'ju faleminderona juve per interesin tuaj!

Suksese gjithashtu edhe juve!

SHKURT 2008

 


Mimoza Mustafa nuk lodhet për kritikat e Xheraldinës

Mimoza,së pari ju falenderojmë që pranuat ti përgjigjeni kësaj interviste për adhuruesit tuaj dhe lexuesit e albwood.
Faleminderit nga ju qe me bet ftesen qe ta bejm ket intervist per adhuruesit e mi dhe vizitoret e web faqes tuaj.
A mendoni se çelësi i suksesit tuaj është kënga "Borxhet" apo "Digju botë pa ty"?
Hmm...Une mendoj se qelsi i suksesit i karieres sime eshte kenga "Katastrof" dhe kenga "Xhelozija' por gjithsesi edhe "Borgjet" dhe "Digju bote pa ty" qe ende vazhdojn te ndegjohen dhe pelqehen.

Karriera juaj solistike është duke u bërë dita ditës më e pasur dhe më e pëlqyeshme duke e ditur se ju jeni edhe një familjare dhe nënë,a keni kohë për të gjitha apo si ia bëni?
Padyshim qe eshte veshtir...Por me pune dhe vullnet ja arij qe t'ia dal qdo her me sukses punes qe filloj ta kryej kjo verehet ne kenget dhe ne klipet e mija qe i kam te realizuara qe kur kam filluar karrieren e deri me sot.
Duetet e tua me këngëtarin Shkumbin Kryeziu njëherit bashkëshortin tuaj janë shumë të sukseshme,a mendoni të vazhdoni me një duet i cili do ta përjetojë suksesin e këngëve të mëparshme si psh "Lule mimoze"?
Do vazhdojm me duete tjera jo vetem ngase duam une dhe Shkumbini por kemi shum kerkesa edhe nga adhuruesit tan te cilet ishin ata qe kerkuan edhe realizimin e duetit ton te pare "Lule Mimoze" qe me mjeshtri e realizoj Ilir Berani e cila kishte nje text te bukur dhe padyshim qe u be Hite por pas suksesit qe patem vendosem ta realizojm edhe nje duet tjeter te cilen e titulluam me titull "3dite si 3000 vjet" e cila pati nje sukses sikurse dueti i pare "Lule Mimoze".

Je njëra ndër këngëtaret numër 1 në skenën shqiptare për kah veshja,padyshim që ju nuk keni nevojë për këshillat e Xheraldinës e as për ndonjë kritikë të Aida Barakut,ku qëndron gjithë kjo magji tek shija suaj e cmendur në kuptimin pozitiv?
Gjithmon mundohem te prezantohem para mediave televizive me nje veshje elegante te bukur dhe fal kreatores sime Zihanes ja arij qellimit qe qdo here publiku me veqojn si kengetarja me me stil .Sa per keshilla te kreatores "Te vete quajtur" Xheraldines nuk kam nevoj, dua ta ceki nje emision qe ka qen kjo "kreatore" dhe ka perzgjedh kengetaren me veshje me te mire ne vitin 2005 ne Radio telvizorin e Kosoves ku per veshjen time ka then se fustani eshte i qepur keq ka shum rudha por materiali ka qen Saten edhe ne trup normal qe do rudhet ky material por mu nuk me interesojn  mendimet e saj sepse si e quan veten kreatore kur nuk ben revy mode ne nje vit ndersa kreatorja me te cilen bashkpunoj une qdo fund vit realizon revy mode me modelet e krijuara nga ajo si dhe ende nuk me ka ndodh qe Aida Baraku te me kritikoj per veshjen time ajo perkundrazi e pelqen veshjen time dhe magjia e shijes sime eshte se qe kur isha femij kam pas prirje per dizajn kjo eshte arsyea pse gjithmon dukem bukur dhe explozive.
Kë e shihni ju si artist me vlera në Kosovë,atë që ka kënduar para apo pas luftës?

Ke shoh si artist me vlera hmmm... mund ta veqoj Irma Libohoven e cila ka qen dhe vazhdon te jet kengetare me vlera,Adelina Ismajli,Sinan Vllasaliu,Sabri Fejzullahu,Gili etj.
Albumi juaj i kaluar nxori shumë hite,a mendoni të punoni me të njejtit autorë?

Do te punoj me te njejtit autor por pa perjashtim edhe me bashkpunim me autor tjer qe tash dua ta ceki kam bashkpunu me Aida Barukun e cila ka ber tekstin e kenges time te re "Bora e pare" e cila po pelqehet shum dhe kam komente te mira per kete keng.
Cili është festivali më i afërt në kohë në të cilin do paraqitesh?

Per festivale nuk kam menduar njeher te mar pjes sepse mendoj se festivali me shum eshte per kengetaret e ri qe duan te afirmohen,por nuk i dihet ndoshta do marr pjes ndonje festival nese e shoh te arsyeshme.
Kush mendon që do ta përfaqsonte Kosovën më së miri në Festivalin Europian të këngës?
Mendoj se Kosoven me se miri do ta prezantoj ne Festivalin Evropian "Adelina Ismajli"  ose  " Adelina Thaqi" por enderr e qdo kengetari eshte pjesmarja ne ket festival ashtu si te gjithe edhe une e kam enderr qe ta prezantoj Kosoven ne ket festival ne menyren me te mir qe eshte e mundur dhe me nje paraqitje te shkelqyer.
Cili është mesazhi yt për mendimin tënd se pas shumë vitesh,kur atëherë nuk do të jesh as ti e as ne,dhe në një revistë super të famshme do të shkruhet "Përkujtohet Diva e muzikës Shqiptare,Mimoza Mustafa-Kryeziu"?

Se pari do ishte nder dhe privilegj per femijet e mi qe te perkujtohem pas shum vitesh kur sdo te jem ne mesin e tyre si "Diva e muzikes shqipetare" si dhe per adhuruesit e mi qe do jen gjalle ne ate kohe.
Diçka për fund!
Per fund i pershendes te gjithe vizitoret e web faqes tuaj pastaj te gjithe ata qe me perkrahin dhe e pelqejn punen qe e bej dhe ju them qe vazhdoni ti pelqeni kenget dhe klipet e mija se nuk do ju zhgenjej qe se shpejti do ju sjell risi te reja.
Mimoza,faleminderit pë intervistën dhe suksese.
Falemnderim i njejt shkon edhe per ju qe me ftuat ta krijojm ket intervist se bashku suksese.
Zoti qoft me ne.


JANAR 2008


Arbasound,shtëpia e Arta Bajramit

Cka do të thotë për ju që albumi "Chocolata" është albumi më i sukseshëm i Vitit 2007?
-Do te thot shum per mua,kemi punuar mjaft un dhe Arbasi per ket album qe te prezentojm muzik moderne dhe te kapshme per vesh dhe suksesi u pa, mos te harroj qe kontribut ne ket album kan dhene edhe tekstshkuresit  Arsim Bunjaku, Mithat sadiku, dhe Don Pizhi si dhe reperet Loco dhe P1kado(aneter te kompanis "Arba$ound") qe kan qen prezent gjat punes te albumit tim dhe qe priten se shpejti albumet e tyre ne treg.

Cka presim nga ti keto dit,muaj?
-Nje befasi fillimisht, pastaj dua tju siguroj se kam shum nga kariera ime ti dhuroj publikut tim.
 
Kohëve të fundit po ju shohim shumë shpesh në revistën "Kosovarja",a ka lidhje kjo me faktin që ata nuk shkruajn keq për ty?
-Jo nuk qendron ashtu, por Kosovarja eshte reviste e lexueshme dhe un jam aktuale keshtu qe dyjat perputhen mir.

Komplimente për dukjen tuaj në "Rtk Party",kush u kujdes për fustanin,flokët dhe grimin?
-Flm per kompliment per fustan eshte perkujdesur dizajnerja e re nga Amsterdami Merita Shabani njihere menagjere ne butikun "Mango" ne Prishtin, ndersa per flok frizeri Valdeti salloni "Mellow Yellow" ndersa grimin e kam bere vet di, mirepo mos te harroj ta ceki se gjat gjitha gjirimeve tjera te vitit te ri eshte perkujdesur salloni "Fama" per flok dhe grim.

Je figura kryesore e shtëpisë "Arbasound",kush do të zëvendësojë një ditë pozitën tënde?
-Paj ne te ardhmen si dihet sigurisht nje kengtare e mir sepse Arba$ound prodhon kualitet gjithmon kengtaret apo reperet qe dalin nga kompania jon jan te suksesshem ket e garanton Producenti Don Arbas,i cili eshte momentalisht mjaft aktiv ne albumet e kengtareve dhe repereve te ndryshem.

A është e vërtetë se do tluani në një film?
Hmmmmmmm si dihet...no coment njehere per ket qeshtje

Kujt ju kushtua kënga "I njejti ke mbet"?
-Esht tem qe mund ti ndodh shum kujt pa marr parasysh gjinin nuk ka ndonji person qe ja kam kushtuar,

Kënga "I njejti ke mbet" ka përjetuar një super sukses,a mendoni se do t'ia kaloj ndonjë tjetër këngë e jotja?
-Mua me vjen mir qe kjo keng ka bere shum buj, un gjithmon mundohem qe ta tejkaloj suksesin tim sepse per te pasur super sukese duhet ta kalosh suksesin e fundit qe e ke arrit...


Meqenëse ishe pjesë e kampanjës gjatë fushatës zgjedhore të PDK-së,a do të thotë kjo se jeni me PDK'n?
-Po ka qen nje kampanje e suksesshme un kam qen pjesmarrese si nje artiste per te performuar dhe se me kend jam kjo mendoj se me perket vetem mua.

Arta cka presim shumë shpejt ose në të ardhmen nga ti?
-Video Klipe,singel keng, albume, mullti koncerte...e pershendes publikun tim dhe ju them se i dua shum, ndersa Albwood suksese...


JANAR 2008